DREJT FINAL FOURIT

BIBL vazhdon me 4 ekipe
22 March, 2023 @15:45
Liga Ballkanike pritet ta mbyllë stinorin me Final Four të garës, ndërsa në prill do të kuptohet organizatori i Final Fourit, ka bërë të ditur njoftimi i fundit i kësaj lige.
Pas largimit të Budivelnykut ukrainas, Levksi 2014-shes bullgare dhe Bashkimit nga Prizreni, liga do të vazhdojë me katër ekipet e mbetura në garë ka bërë të ditur menaxhmenti i ligës.
Final Four i garës është paraparë të zhvillohet prej 28 deri më 30 prill. Ndërsa pasi që të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura, në fillim të prillit do të përcaktohet vendi organizator i pjesës finale të garës.
BIBL është në stinorin e 15 të tij. Nga katër ekipet e mbetura në garë të këtij stinori në BIBL kanë mbetur: Peja (KOS), Hapoel Beer-Sheva (ISR), Beroe (BUL) dhe Milenijum (MNE).