BESA - LLAPI

Foto: KF Llapi
Bindshëm ndaj Besës, fitore e rëndësishme për Llapin
13 March, 2021 @14:50
Një fitore mjaft e rëndësishme për Llapin në udhëtim ndaj Besës sot.
Skuadra podujevase vendin e fundit të tabelës sot e mposhti me rezultat 1-4 (Ardit Tahiri (P) 26’ / Edon Sadriu 2’, Engjëll Hoti 20’, Valmir Veliu (P) 59’, Arbnor Ramadani 81’).
Takimi filloi shumë mirë për Llapin, që epërsinë fillestare e gjeti që në minutën e 2’ përmes Edon Sadriut, lojtar që po kalon formë fantastike këtë pranverë.
Më pas, për 0-2 shënoi Engjëll Hoti në minutën e 20’ pas asistimit nga Ahmed Januzi, ndërkohë deri në fundin e pjesës së parë u shënua edhe një gol.
Ishte Ardit Tahiri i pejanëve që në minutën e 26’ e ngushtoi epërsinë duke shënuar nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë, Llapi golin e sigurisë e shënoi pëmes Valmir Veliut në minutën e 59’ nga pika e bardhë, e më vonë fitorja u bë edhe më e thellë. Për rezultatin përfundimtar 1-4 shënoi Arbnor Ramadani (81’), i asistuar nga Ahmed Januzi, i cili sot luajti mjaft mirë.
Fitorja e shënuar sot për Llapin ka rëndësi tejet të madhe në luftën për mbetje në elitë, kurse Besa tashmë duket e rënë nga Superliga.