Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA ALL STAR

Blackmon, snajperi i natës

Craig Blackmon, i pari nga e majta/ BOROZANI/Erdis Driza

Blackmon, snajperi i natës


18 February, 2013 @21:04

Craig Blackmon, amerikani që luan pë Dritën e Gjilanit, ka qenë koshashënuesi bindshëm më i mirë i ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe të të huajve në All Star natën e basketbollit kosovar. 

Blackmon, organizatori i Dritës, ka shënuar 18 pikë pë ekipin e të huajve, derisa ka shtuar 2 kërcime dhe 1 asistim tjetër. 

Në ndeshje kanë qenë prezent edhe bashkëlojtarët e tij nga skuadra e Dritës, si Laurant Ibrahimi, Arian Mehmeti dhe të tjerë, të cilët e kanë përkrahur nga publiku dyshen e Dritës në All Star, Craig Blackmon dhe Obinna Agomo. Agomo ka shënuar 8 pikë, derisa ka regjistruar 4 kërcime dhe një bllokadë.

Blackmon 193 centimetra i gjatë, ka shënuar më së shumti trepikëshe në natën All Star, ai ka shënuar 4 herë nga vija e 6.75 metërshes. 



5 SHËNUESIT MË TË MIRË NË ALL STAR TE TË HUAJT

Craig Blackmon Drita 18 pikë
Kejuan Johnson Sigkos Bashkimi 10 pikë
Ersan Özseven RTV 21 9 pikë
Alvin Snow Sigal Prishtina 9 pikë
Obinna Agomo Drita 8 pikë


PESËSHJA E PARË E TË HUAJVE

1 Ryan White Trepça
2 Akida McLain Sigal Prishtina
3 Alvin Snow Sigal Prishtina
4 Dejan Milanovski Trepça
5 Julian Terrell Sigal Prishtina

 
Të gjitha lajmet nga