Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CELTICS - LAKERS

Boston deklason Lakersat

Boston deklason Lakersat


21 January, 2020 @10:45

Në derbin e luajtur në mes të Bostonit dhe Lakersave, fituese doli skuadra e Bostonit me rezultat 139-107.

Keltët fituan pas 3 humbjeve rresht, derisa ndaj liderit të Konferencës Perëndimore, ishin të pakapshëm në sulm.

Gjatë ndeshjes, Lakersat ishin vetem një herë në epersi, kur patën një seri 8-0 në fillim të ndeshjes. E më pas, e gjithë ndeshja kaloi me epërsi +20 pikë të Bostonit

Jayson Tatum me 27 pikë, Kemba Walker e Jaylen Brown me nga 20 pikë dhe Enes Kanter me double-double prej 18 pikëve e 11 kërcimeve, ishin më të mirët te Bostoni.

Për lojtarin e Bostonit, Kemba Walker, kjo ishte fitorja e parë në karrierën e tij kundër LeBron Jamesit. Bilanci i tij tani është 1 fitore e 28 humbje.

Te Lakersat koshashënuesi më i mirë ishte JaVale McGee me 18 pikë, kurse u ndihmua edhe nga LeBron James me 15 pikë, 13 asistime e 7 kërcime.

Në humbjen e Lakersave ndikoi edhe performanca e Anthony Davis, që luajti me vetëm 9 pikë.

Krahas humbjes, Lakersat nuk lëvizin nga pozita e parë në Konferencën Perëndimore me 34 fitore e 9 humbje, derisa Bostoni e regjistroi fitoren e 28 të stinorit krahas 14 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga NBA