Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Bravo Lab!

Foto: FFK

Bravo Lab!


Shkruan: Luan Morina

6 September, 2020 @22:56

Fillimisht kam qenë skeptik që do të zhvillojmë të dy ndeshjet marrë parasysh situatën me pandeminë COVID19. Që i luajtëm të dy ndeshjet – U21 dhe kundër Greqisë, në Kosovë, pa raste pozitive, është e
vetmja gjë e mirë nga krejt kjo javë e futbollit ndërkombëtar!

Për pesë pikët e humbura, më së shumti faj kemi ne, populli ‘Bravo Lab’! Për shkak të situatës vrasëse me pandemi, ne kishim mungesa në ndeshjen me Greqinë, si dhe për ndeshjen kundër Moldavisë, gjysma e ekipit u bashkuan në Itali, pak ditë kohë para ndeshjes!

Është çudi si mundëm të kishim gjithë këta lojtarë për ndeshjen e dytë! Dhe në ndeshjen e dytë, Challandes arriti të bëjë disa kombinime, që të hedhë një formacion solid. Në anën tjetër, Rafet Prekazi qe i detyruar të kishte gati gjysmën e ekipit me lojtarë nga liga vendore.

Besar Halimi

Bravo Lab!

Dhe pastaj ankohemi që nuk po luajmë mirë, dhe pseudo-gazetarë nisin pyetjet se a duhet të japë dorëheqje Rafet Prekazi sepse Anglia, me gjysmën e lojtarëve në Premier League na mposhti neve me gjysmën e lojtarëve të Superligës, dhe gati çerekun e lojtarëve të cilët debutonin në këtë ndeshje.

TABELA AKTUALE

Pastaj, e pyesim, Bernard Challandes se a do të japë dorëheqje nëse nuk kualifikohemi në Euro2021! Sigurisht, na duhen trajnerë vendor sepse, sikur gazetarët, janë top-klasë!

Asnjëra nga ndeshjet nuk ka qenë në nivel! Mund ta fajësojmë pak edhe situatën pandemike, me disa futbollist të lodhur e disa të paangazhuar. Në fushë, më së shumti duhet të pyesim selektorin Challandes, se pse sonte nisi Ujkani, e jo Muriç! Ishte një vendim i pakuptueshëm për mua. Ndoshta ndonjë gazetar ka informata ‘ekskluzive’. Megjithatë, unë si dikush që shikoj ndeshjet, dhe bëjë një përmbledhje e analizë nga ato që shoh dhe di, e që s’jam gazetar, do të doja të dija pse Ujkani startoi sonte.

Vetëbesimi i madh në fushë, sidomos tek Vojvoda e Valoni mund të na kishte kushtuar më shumë gola të pësuar. Mbrojtja ishte e tmerrshme! Reagime amatore në të dy golat. Celina, sikur ndaj Moldavisë, edhe sonte ishte katalizatori që provonte të hapte lojën. Por nuk mjafton, dhe i vetëm nuk mund të bënte ndryshime të mjaftueshme.

Hadergjonaj

Zeneli duket se nuk është i përgatitur psikikisht për Kosovën pas lëndimit që pësoi me fanellën tonë! Vojvoda pati javën më të dobët në karrierën e tij! Rrahmani hiç nuk ishte më i mirë sonte! As hija e kapitenit! Halimi nuk dukej i përgatitur, dhe kjo është e kuptueshme tek ai! Rashkaj e Bernardi qenë solid në pjesën e dytë. Një gol fantastik për të zbutur plagën, por pastaj…

Në të dy ndeshjet, dukeshim të bllokuar, fizikisht e psikikisht në fushë! Dukej se mungonte vullneti, sikur pa shikues nuk kishin motiv të luanin. Dukeshim të lodhur.

Në tetor, kur i kemi tri ndeshje, dhe atë me Maqedoninë e Veriut, nuk guxojmë të jemi kësisoj. Por, çfarë mund të bëjmë ndryshe deri atëherë?

Ne si popull, asgjë, sepse…

Bravo Lab!

Shifrat e COVID19 s’do të ndryshojnë për të mirë, siç nuk kanë ndryshuar nga qershori tashmë tre muaj! Maqedonia e Veriut nuk qe e dobët kundër Armenisë, por nuk qe edhe e pamposhtur për neve, për Kosovën e vërtetë! Kualifikimi në Euro2021 ende mbetet i gjallë! Por, a kemi nevojë ne si popull për Euro2021 gjersa i kemi kafenetë hapur e dasmat të lejuara?! A na nevojitet neve, popullit ‘Bravo Lab’ kualifikimi në Euro2021?!



i:

Opinionet nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë

 
Të gjitha lajmet nga