Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATERIM I RI NË "MIZAHIR ISMA"

Braxton Huggins ardhja e re në Rahovec

Braxton Huggins ardhja e re në Rahovec


14 November, 2022 @22:03

Pas ndarjes me basketbollistin Devin Johnson, Rahoveci ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me amerikanin Braxton Huggins.

Shuteri 25-vjeçar luan në pozitën 2, ndërsa do të jetë në dispozicion të trajnerit të ekipit Muhamed Thaçi që në ndeshjen e radhës, ku Rahoveci pret Bashkimin në Mizahir Isma. Kjo ndeshje luhet të shtunën më 19 nëntor me fillim prej orës 19:00.

“KB Rahoveci njofton se ka siguruar nënshkrimin e Braxton Huggins, lojtar i pozitës 2, i cili do të përforcojë radhët tona. Ai do të jetë në dispozicion të trajnerit, Muhammed Thaçi, për ndeshjen ndaj KB Bashkimit (e shtunë, 19:00h),” ka bërë të ditur KB Rahoveci në njoftim.

Braxton Huggins @ Rahoveci, nov2022

Ai ka luajtur në disa liga, ndërsa së fundi ka qenë pjese e ekipit estonez, Tartu, ku ka pasur mesatare prej 21.7 minutash për ndeshje, 12.1 pikë për ndeshje 2.8 kërcime dhe 1.4 asistime.

Gjithashtu ai ka regjistruar edhe 3 paraqitje në ligën ENBL, ku ka pasur mesatare prej 10.7 pikësh, 1.7 asistime dhe 4 kërcime.

“Braxton Huggins ka luajtur në disa kampionate elitare evropiane, teksa në NCAA ka luajtur në Fresno State dhe New Mexico. Aventura e fundit e tij ishte Tartu Ulikool Maks të kampionatit letonez/estonez. Ai njihet për shkathtësitë e tij në sulm, me një përqindje të lartë për 3 pikë dhe depërtimet karakteristike, teksa në mbrojtje bën gjithçka, pra është edhe mbrojtës i dalluar,” ka shpjeguar karakteristikat e lojtarit njoftimi i klubit.

Rahoveci përndryshe është i fundit në renditjen tabelare të Superligë me një fitore nga dhjetë ndeshje të zhvilluara. Ekipi dëshiron t’i ikë vendit të fundit në renditje tabelare, që të mos rrezikojë statusin e tij në Superligë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga