Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRIZREN

Brian Fitzpatrick largohet nga KB Bashkimi

Brian Fitzpatrick largohet nga KB Bashkimi


29 November, 2022 @15:12

Basketbollisti amerikan, Brian Fitzpatrick, nuk është më pjesë e KB Bashkimit ka bërë të ditur klubi prizrenas me një postim në llogaritë e veta të rrjeteve sociale.

Alo-qendra 202-centimetra e gjatë nuk është se ka lënë ndonjë gjurmë te ekipi prizrenas në gati tre muajt e kaluara aty, ndërsa KB Bashkimi ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme janë ndarë me lojtarin.

“Me marrëveshje të dyanshme KB Bashkimi dhe Brian Fitzpatrikc kanë ndarrë rrugët. Falenderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë shëndet e suksese të reja në kërrierë dhe jetë,” ka shkruar njoftimi i ekipit prizrenas.

Brian Fitzpatrick @ Bashkimi

Fitzpatrick 33-vjeçar te Bashkimi ka pasur mesatare prej 5.1 pikësh për ndeshje dhe 3.3 kërcime për ndeshje sa luajti aty.

Bashkimi në anën tjetër ende nuk ka arritur të fitojë ndeshje me trajnerin e ri të emëruar, lituanezin Audrius Prakuraitis, ndërsa ekipi është në pozitën e parafundit në Superligë (zonë e rrezikshme) me 4 fitore e 7 humbje pas 11 ndeshjeve të zhvilluara.

Dueli i radhës për Bashkimin është më 1 dhjetor, kur ekipi luan ndaj Prishtinës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga