Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAVS - NETS

Brooklyn pëson edhe me 3 super-yjet

FOTO / NBA

Brooklyn pëson edhe me 3 super-yjet


21 January, 2021 @10:03

Skuadra e Brooklyn Netsit, ka pësuar ndaj Cleveland Cavaliersit pas 2 vazhdimeve me rezultat 147-135.

Në këtë ndeshje për herë të parë luajtën 3 yjet e Brooklynit, Kyrie Irving, Kevin Durant e James Harden, por nuk arritën fitoren.

Collin Sexton te Cavs luajti me 42 pikë, që ishte shifra më e lartë në karrierën e tij në NBA, derisa u ndihmua edhe nga Cedi Osman me 25 pikë.

Te Brooklyn shkëlqyen Kevin Durant me 38 pikë, 12 kërcime e 8 asistime, Kyrie Irving me 37 pikë dhe James Harden me triple-double prej 21 pikëve, 12 asistimeve e 10 kërcimeve, por nuk mjaftuan për fitore.

Cavs me 7 fitore e 7 humbje gjendet në pozitën e gjashtë, kurse në pozitën e pestë Brooklyn Nets me 9 fitore e 7 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga NBA