BUJAR LOCI, ND. TRAJNER I PEJËS
Bujar Loci: Lojtarët dëshmuan se janë cilësorë
5 December, 2016 @8:23
Peja doli triumfuese nga derbi i mbrëmshëm në duel me Trepçën, ku nuk ia nisi mirë ndeshjes.
Verdhezinjtë rikthyen ndeshjen në pjesë të dytë, ndërsa fituan me lehtësi në fund.
“Ndeshjet mes ekipeve të katërshes së madhe gjithnjë i kanë specifikat e veta dhe kështu ishte edhe këtë herë,” ka thënë pas ndeshjes, Bujar Loci, ndihmës trajner i Pejës.
Loci drejtoi ekipin verdhezi dje pasi që trajneri Aleksandar Todorov u përjashtua nga ndeshja për shkak të dy gabimeve teknike.
“Në fillim lojtarët patën telashe për të shfaqur vlerat dhe për të zbatuar detyrat, por me kalimin e kohës ata kthyen gjithçka në vend të vetë, ndërsa lojtarët dëshmuan se janë cilësorë. Kështu, rezultati për ne ishte pozitiv në fund. Ndërsa startin e dobët e lidhi me lodhjen nga ndeshjet e shumta në ditët e fundit,” ka bërë të ditur Loci.
Alban Veseli dhe Cameron Rundles kanë shkëqlyer në pjesë të dytë për Pejën, ku ekipi verdhezi i mundësoi mysafirëve që të shënojnë vetëm 15 pikë në 20 minuta lojë.