NË POLONI
Ndalet Dardani, mposhtet Polfarmex
4 December, 2016 @23:14
Basketbollisti më i dalluar i përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha, është ndalur në vetëm 6 pikë për ekipin e tij Polfarmex Kutno në humbjen e radhës.
Polfarmex është mposhtur nga Rosa Random thellë 72-52, ndërsa Dardani në 35 minuta lojë ka shënuar 6 pikë, kurse snajperi i tij nuk ka qenë në rregull sot, pasi që nga 8 tentime për tre, nuk ka qëlluar asnjëherë.
Pas këtij dueli Polfarmex Kutno bie në pozitën e 14 të elitës polake të basketbollit me bilanc 3-6, ndërsa ekipi fitues sonte Rosa Random ka bilanc 6-4 dhe është në pozitën e gjashtë të tabelës.