Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - RAHOVECI

Burke e Arnold shkëlqejnë, Prizreni mposht edhe Rahovecin

Burke e Arnold shkëlqejnë, Prizreni mposht edhe Rahovecin


26 November, 2022 @21:35

Skuadra e Arbnor Rifatit ka arritur fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit të Superligës, duke e mposhtur Rahovecin sonte në Sezai Surroi, me rezultat 104-87 [28-22, 25-21, 20-27, 31-17].

Dyshja Dachon Burke dhe Wayne Arnold kanë qenë më efikasit te bardhezinjtë e Prizrenit, derisa bashkë kanë shënuar 63 pikë nga totali! Burke kreu lojën me 32 pikë, 4 asistime e 4 kërcime, ndërsa Arnold dha 31 pikë e 5 kërcime në fitore.

TABELA AKTUALE

Te Rahoveci nuk mjaftoi double-double i Isaiah Manderson me 25 pikë e 11 kërcime, ndërsa as 29 pikët e lojtarit të fundit të huaj që erdhi në ekip, Braxton Huggins.

Me këtë fitore, Prizreni bën bilancin pozitiv 6-5, ndërsa Rahoveci i fundit në renditje tash ka bilanc 2-10.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga