VIDEO

Bytyqi shënon golin e parë me Konyasporin
11 April, 2021 @15:24
Zymer Bytyqi ka shënuar golin e tij të parë me skuadrën turke Konyaspor.
Mesfushori ofansiv kosovar shënoi në minutën 54’ të ndeshjes përballë Sivasporit nga një pozitë e volitshme, pasi top më parë ishte kthyer nga shtylla.
Bytyqi shënoi për rezultatin 1-1, ndërsa në fund Sivasspori triumfoi me rezultat 3-1.
Te Konyaspori së bashku me Bytyqin titullar ishte edhe Sokol Cikalleshi, por ky i fundit u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.
GOOAAALLLL ZYMER BYTYQI !
— Dardanian Football (@DardanianFooty) April 11, 2021
First of many goals for #Konyaspor pic.twitter.com/oDwvW5vsOB