CABADAK
Cabadak fitoi me mbrojtje
20 September, 2013 @0:01
Sigal Prishtina ia nis stinorit të ri me trofe. Ekipi nga kryeqyteti, plotësisht i kompletuar u tregua arrë e fortë për Pejën në pjesën e dytë dhe e morri Superkupën e Kosovës.
“Definitivisht mbrojtja më e mirë solli Kupën,” tha Cabadak që nga fytyra i lexohej lumturia për fitoren e arritur ndaj rivalit të madh në basketboll, Pejës.
Ky është titulli i parë në karrierë i turkut si kryetrajner i një skuadre.
Në fitoren e Sigal Prishtinës, amerikani Tay Waller ka qenë koshashënuesi më i mirë me 16 pikë, i përcjellur nga treshja Alban Veseli, Aureimas Kieza dhe Blerim Mazreku me 11 pikë.