LUTZ
Lutz kërkon mbrotje
19 September, 2013 @23:34
Peja humbi përballjen e parë gjigante të vitit ndaj Sigal Prishtinës sonte. Sigal Prishtina doli fituese e Superkupës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur ekipin pejan që në pjesën e parë kishte lojën në duar.
“Ishte ndeshja e parë dhe i përngjau një derbi të vërtetë ku basketbollistët treguan cilësitë e tyre. Mendoj se ka qenë një lojë e nivelit të lartë, me pak basketboll në te. Ia nisëm mirë ndeshjes, por në fund mbrojtja më e mirë doli fitimtare. Mund të them se mbrojtja jonë nuk ka kryer detyrat kah fundi i ndeshjes, duke bërë gabime, por gjithçka do të vij në vend të vetë me kohë,” ka thënë kroati për Borozani.com pas ndeshjes.
Peja i ka dalë përballë Prishtinës sonte me vetëm dy të huaj, Fred House dhe George Odufuwa, derisa Vedran Morovic ishte i lënduar dhe fare nuk ishte në formacion të ekipit kampion të Kosovës.
Te Peja, vetëm dy basketbollistë kanë shënuar pikë dyshifrore sonte, Drilon Hajrizi dhe Samir Shaptahovic. I pari shënoi 11, ndërsa i dyti 10 pikë.