KUPA E KOSOVËS

Caktohen gjyqtarët e gjysmëfinaleve Prishtina-Llapi dhe Istogu-Dukagjini
6 April, 2021 @18:10
Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar gjyqtarët e ndeshjes që do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Ndeshja e dy skuadrave të Superligës, Prishtinës dhe Llapit, do të drejtohet nga gjyqtari Shpëtim Murtezi, i cili do të jetë i ndihmuar nga gjyqtarët anësorë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Selim Isufi.
Ndërkaq ndeshja tjetër mes skuadrave të Ligës së Parë, Istogut dhe Dukagjinit, do të drejtohet nga treshja e gjyqtarëve Genc Nuza - Edmond Zeqiri - Besnik Morina, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Besfort Kosumi.
Që të dy ndeshjet gjysmëfinale do të luhen të mërkurën (nesër) duke filluar nga ora 15:00.