GJYQTARËT

Foto: FCBallkani/fb
Caktohen referët e ndeshjes Ballkani-Zalgiris
21 June, 2022 @14:09
Ekipi i Ballkanit është në Ohër në kuadër të përgatitjeve për garat evropiane dhe sezonin e ri të Superligës.
Ballkani në fillim të korrikut do të shijojë për herë të parë garat ndërkombëtare, duke luajtur në rrethin e parë kualifikues për Ligë të Kampionëve.
Ndërsa, UEFA ka bërë të ditur sot katërshen e referëve që do të drejtojnë ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Zalgirisit, në përballjen e parë dhe historike të suharekasve në kuadër të garave evropiane, më 5 korrik 2022 në Fadil Vokrri me fillim prej orës 20:00.
Refer kryesor i ndeshjes është Rob Harvey nga Irlanda, ndërsa ndihmësit e tij janë Allen Lynch dhe Darragh Keegan. Referi i katërt është John McLoughlin - të gjithë nga Irlanda.