NDESHJA E NATËS

euroleague.net
Cedevita befason kampionin
7 November, 2014 @10:38
Ekipi kroat i Cedevitës ka bërë befasinë që gati askush s’e ka pritur në Euroleague.
Djelmoshat e trajnerit Jasmin Repesa kanë arritur të shënojë fitore si mysafir ndaj kampionit aktual të Europës në basketboll, Maccabi Tel Aviv.
Cedevita ka shënuar fitore me 10 pikë dallim 73-83 në Izrael, për të regjistruar fitoren e parë në Euroleague pas katër xhirove (1-3).
Me këtë disfatë, tanimë Maccabi ka bilanc 2-2 dhe aktualisht janë në vend të tretë të Grupit B në Euroleague.
Roko Leni Ukic ka qenë koshashënuesi më i mirë i kroatëve duke shënuar 17 pikë, derisa u ndihmua mjaft edhe nga Nemanja Gordic me 16 e Fran Pilepic me 14 sosh.
Te izraelitët, Jeremy Pargo me 24 dhe Devin Smith me 14 pikë, kanë qenë koshashënues më të dalluar të mbrëmjes.