TOP 10 PLAYERS

Gerti Shima (djathtë)/ BOROZANI/Erdis Driza
Shima, më i miri i Xhiros V
7 November, 2014 @8:47
Gerti Shima, që pati paraqitje të mrekullueshme ndaj Kastriotin në xhiron e pestë të Superligës, është zgjedhur si lojtari më i mirë i fundjavës nga Eurobasket.
Tiranasi Shima, 28 vjeç, ka regjistruar double-double ndaj Kastriotit me 24 pikë e 15 kërcime në fitore dhe sipas llogarisë së kësaj faqeje - ai është më i mirë i Xhiros V të Superligës.
Kjo ka qenë gjithashtu njëra ndër paraqitjet më të mira të stinorit për shqiptarin, që tashmë po e kalon stinorin e tretë me radhë te verdhezinjtë.
Basketbollisti amerikan i Bashkimit, Tom Tankelewicz ka arritur të renditet në pozitën e dytë me performancën e mirë të treguar në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, derisa Donald Lawes i Kastriotit, përkundër se u mposht nga Peja, ka qenë tepër i mirë për të zënë pozitën e tretë te më të mirët e Xhiros V.
Beqë Kovaçi (Besa), Matteo Juricic (Vëllaznimi), Dino Hodzic (Vëllaznimi), Artin Gashi (Ylli), Samir Shaptahovic (Peja), Charlers Hammork (Ylli) dhe Endrit Hysenagolli (Bashkimi) - kanë qenë pjesëmarrësit tjerë sipas radhës në TOP 10 të Xhiros V të Superligës.
Eurobasket, ka paraqitur me një ditë vonesë TOP 10-shen e Xhiros V, derisa mbrëmë ka përfunduar Xhiroja e VI e Superligës.
TOP 10 performancat e javës në Superligë (Xhiroja V):
1 | Gerti Shima | Peja | ||
2 | Tom Tankelewicz | Bashkimi | ||
3 | Donald Lawes | Kastrioti | ||
4 | Beqë Kovaçi | Besa | ||
5 | Matteo Juricic | Vëllaznimi | ||
6 | Dino Hodzic | Vëllaznimi | ||
7 | Artin Gashi | Ylli | ||
8 | Samir Shaptahovic | Peja | ||
9 | Charles Hammork | Ylli | ||
10 | Endrit Hysenagolli | Bashkimi |