HOUSTON

nba.com
Gjiganti Howard, mposht kampionin
7 November, 2014 @10:12
Plani i raketave për rrëzim të kampionit funksionoi. Trajneri i Houston Rocketsit, Kevin McHale, vendosi që tërë përgjegjësinë e ndeshjes ta bart Dwight Howard para takimit me San Antonio Spursin, që kishte mungesa të theksuara - dhe arriti fitoren.
Howard shënoi 32 pikë dhe regjitroi 16 kërcime në fitoren e gjashtë me radhë të ekipit të tij, duke vazhduar serinë e fitoreve në stinorin e ri të NBA.
Mungesa e Tim Duncan dhe Manu Ginobili (u pushuan këtë ndeshje nga trajneri) bashkë me Tiago Splitterin e lënduar - bënë që gjiganti i raketave të dominojë tërësisht nën kosh.
Houston udhëhoqi nga fillimi deri në fund dhe ishte më i mirë se San Antonio Spurs gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, derisa te çereku i fundit përkundër se Mamuzat u munduan - nuk arritën t’i mposhtin Raketat në formë.
Howardit i ndihoi edhe James Harden, i cili regjistroi 20 pikë, 6 asistime dhe 6 kërimce në fitore.
Houston vazhdon pamposhtshmërinë në stinorin e ri (6-0), derisa San Antonio tashmë ka bilancin 2-2.