PAVICEVIC - PAS FINALES
Çereku i dytë vendosi finalen
21 April, 2016 @8:50
Finalja e parë e Mornarit në BIBL përfundoi me zhgënjim. Ekipi malazez u detyrua të kënaqej me medaljen e argjendtë dhe me kupën e humbësit të finales.
Ndërsa trajneri i tyre, Djordjije Pavicevic, ka thënë se finalja u vendos në çerekun e dytë të ndeshjes.
“Përkundër startit shumë të mirë të ndeshjes, loja jo e mirë e jona në çerek të dytë dhe kalimi i Prishtinës në epërsi 4 pikëshe në fund të saj, vendosi ndeshjes sipas mendimit tim,” ka thënë Pavicevic, trajner i Mornarit pas humbjes.
“I uroj kundërshtarit triumfin, si dhe lojtarët e ekipit tim për performancën dhe dëshirën e treguar deri në fund,” ka shtuar ai ndër të tjera, shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
Mornar për herë të parë në finale të BIBL kishte arritur këtë stinor, pas 5 sezonave pjesëmarrje.
Por, ata nuk ia dolën ndaj Sigal Prishtinës, që triumfoi për herë të dytë me radhë në këtë garë.