Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA KAMPIONE

Titulli mbetet në Prishtinë

Titulli mbetet në Prishtinë


20 April, 2016 @21:38

Trofeu i Ligës Ballkanike, nuk e ka ndërruar pronarin e tij.

Ai edhe këtë stinor është ngritur nga duart e basketbollistëve të Sigal Prishtinës, e cila ka arritur ta mbrojtë titullin e fituar vitin e kaluar duke e mposhtur në finale pas dy ndeshjeve skuadrën malaziase, Mornar.

Sigal Prishtina ishte më komode në përballjen e sotme, për shkak të fitores me epërsi 14 pikëshe nga ndeshja e parë në Prishtinë.

Megjithatë, malaziasit ishin ata të cilët e filluan më mirë çerekun e parë.

Falë mbrojtjes së fortë gjatë kësaj periudhe, Mornari nuk e lejoi Prishtinën në asnjë çast të kalojë në epërsi, derisa ky çerek përfundoi me rezultat 23-15 në të mirë të vendasve.

Madje, për Prishtinën qysh në këtë periudhë u pa që po e pret një ndeshje shumë e vështirë, pasi njëri ndër lojtarët kryesor të ekipit, Mohamed Abukar, u ndëshkua me gabimin e tretë personal në shtatë minutat e para të ndeshjes.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, gjërat ndryshuan në çerekun e dytë. Prishtina, me lojën efikase në sulm të Jason Washburn dhe Dardan Berishës, arriti të dalë në epërsi, ndërsa pjesën e parë e përfundoi me rezultat 35-39 në të mirë të saj.

Me të filluar çereku i tretë, vendasit përsëri kaluan në epërsi, duke e rritur ate deri në 10 pikë në fund të çerekut, 57-47.

Kjo epërsi e malaziasve në dhjetë minutëshin e fundit së pari u zvogëlua deri në 4 pikë, 62-58, e më pas edhe u krijuar seria prej 7-0 e Mornarit, për tu regjistruar epërsia më e lartë e ndeshjes 69-58, kur kishin mbetur vetëm edhe më pak se 2 minuta e gjysmë lojë.

Por në momentet më vendimtare, Prishtina e morri veten duke shënuar gjashtë pikë të njëpasnjëshme nga vija e gjuajtjeve të lira me anë të Washburnit dhe Warrenit, duke e detyruar trajnerin e Mornarit për të kërkuar Time-out dhe njëkohësisht duke siguruar më shumë qetësi për ekipin bardhekaltër në vijim.

Në fund, Prishtina e humbi ndeshjen me rezultat 75-68, por për shkak të fitores në ndeshjen e parë në Prishtinë me 14 pikë epërsi, arriti të shpallet kampione e këtij edicioni.



Statistikat ekipore

Mornar Bar Sigal Prishtina
Çereku i parë 23 15
Çereku i dytë 12 24
Çereku i tretë 22 8
Çereku i katërt 18 21
Kërcime 44 36
Asistime 13 12
Bllokada 4 3
Topa të vjedhur 7 8
Topa të humbur 13 16
Tentime për tre pikë 8/30 2/20
Tentime për dy pikë 20/44 22/40
Tentime nga gjuajtjet e lira 11/17 18/19


Statistikat individuale te Mornar Bar

1 Lamont Jones 22 pikë 4 kërcime 3 asitime
2 Balsa Radunovic 20 pikë 6 kërcime 2 bllokada
3 Marko Mugosa 6 pikë 2 kërcime 1 asistim
4 Marko Calic 5 pikë 9 kërcime 2 asistime
5 Robert Sampson 5 pikë 10 kërcime 3 asistime
6 Marko Mijovic 5 pikë 3 kërcime 3 asistime
7 Miroslav Damjanovic 5 pikë 2 kërcime 1 top të vjedhur
8 Milos Lopicic 5 pikë 3 kërcime -
9 Radoje Vujosevic 2 pikë 5 kërcime 1 bllokadë


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Jason Washburn 24 pikë 11 kërcime 3 bllokada
2 Dardan Berisha 15 pikë 5 kërcime 1 asistim
3 Andrew Warren 11 pikë 6 kërcime -
4 Stanimir Marinov 6 pikë 3 kërcime 3 topa të vjedhura
5 Mohamed Abukar 6 pikë 2 topa të vjedhura 1 kërcim
6 Edmond Azemi 4 pikë 5 kërcime -
7 Willie Kemp 2 pikë 7 asistime 5 kërcime

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League