Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI PRIZRENAS NË SUHAREKË - I PORTOKALLEZINJËVE

Çereku i tretë vendos derbin e Prizrenit

Çereku i tretë vendos derbin e Prizrenit


7 January, 2023 @21:02

Derbi i Prizrenit, i luajtur në Suharekë, ka përfunduar në të mirë të Bashkimit, ndërsa Prizreni nën drejtimin e Edin Kërveshit ka mbetur ende pa fitore!

Bashkimi shënoi fitore me rezultat 82-71 [20-26, 23-18, 19-10, 20-17] ndaj Prizrenit, ndërsa dallimi u bë në çerekun e tretë të ndeshjes, kur portokallezinjtë fituan këtë 10-minutësh me 9 pikë dallim, për të krijuar avantazhin që i dha rehati për më vonë.

Më efikasi në fitoren e Bashkimit ishte Fisnik Rugova, që dha 19 pikë dhe bëri 6 kërcime, ndërsa Curtis Jones shënoi 16 pikë e 4 asistime. Dajuan Graf ka dominuar me organizim, ndërsa ka gjuajtur me saktësi të lartë për tri pikë, duke shënuar tre nga katër tentime, për të kryer ndeshjen me 11 pikë, 4 asistime e 4 kërcime.

TABELA AKTUALE

Te Ponte Prizreni si të shumtën e herave, Dachon Burke ka shënuar 20 pikë, duke u bërë më efikasi, ndërsa Wayne Arnold dha 14! Adam Grant debutoi me 9 pikë te ekipi i tij i ri pasi u nda me Trepçën, ndërsa Urim Zenelaj kreu lojën me 8 pikë e 11 kërcime!

Pas kësaj ndeshjeje, Bashkimi bën bilancin 7-10, ndërsa Prizreni bëhet me humbjen e dhjetë sezonale dhe me bilanc 6-10.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga