Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DUELEVE

Christos Marmarinos: Qasje një nga një

Christos Marmarinos: Qasje një nga një


22 November, 2021 @21:37

Selektori i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos disa ditë para dueleve të para parakualifikuese drejt evropianit Eurobasket 2025 ka folur për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe ka treguar se çka mendon për grupin e Kosovës dhe si të arrihet suksesi.

Ai ka theksuar se ndeshjet janë shumë të rëndësishme, ndërsa pret që me angazhim të madh të basketbollistëve në lojë të arrihen rezultatet pozitive në këto ndeshje.

Kosova është në grup parakualifikues për Eurobasket 2025 me Norvegjinë dhe Danimarkën. Vendi i parë në grup, ka të sigurtë kualifikimin tutje, ndërsa i dyti duhet të jetë më i miri prej tre grupeve të kësaj faze për të shpresuar tutje.

“Mendoj se nuk ka nder më të madh se të përfaqësosh vendin tënd në garat ndërkombëtare. Basketbollistët e Kosovës e dinë rëndësinë e ndeshjeve dhe sigurisht se presim që do të japin maksimumin në parket. Nuk do të mungoj angazhimi ynë dhe do të japim më të mirën tonë për rezultate pozitive,” ka thënë greku fillimisht.

“Do t’i qasemi ndeshjeve një nga një. Ne besojmë në rezultate pozitive. Është rëndësishme atmosfera në ekip dhe të bëjmë më të mirën tonë për të fituar. Janë dy ndeshje me rëndësi në një rrugëtim të gjatë,” ka theksuar ai.

Kosova përballet me Norvegjinë më 25 Nëntor nga ora 19:00 në Bergen, kurse ndaj danezëve do të luajë në shtëpi më 28 Nëntor nga ora 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga