BOREA - NEW BASKET

Borea triumfon pas vazhdimeve kundër New Basketit
20 November, 2021 @20:59
Ndeshja e fundit e xhiros së gjashtë në Ligën e Parë, përfundoi me fitoren e Boreas kundër New Basketit.
Skuadra pejane e mposhti New Basketin pas vazhdimeve me rezultat 96-92.
Te Borea u dalluan Olsi Kurtaj me 28 pikë, Ermal Bojku me 23 pikë e Shpend Gashi.
Në anën tjetër te New Basketi Hajriz Hazeri luajti me 21 pikë e 7 asistime, Egzon Kuqi me 18 pikë dhe Drini Rexha që u rikthyer nga lëndimi me double-double prej 16 pikëve e 13 kërcimeve, por nuk mjaftoi për fitore.
Borea me 3 fitore e 3 humbje aktualisht gjendet në pozitën e katërt, kurse New Basketi me 2 fitore e 4 humbje në pozitën e shtatë.
Në xhiron tjetër Borea takohet me MH Prishtinën, derisa New Basketi me AS Prishtinën.