Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DITA E PARË

Çka bëri sot Kobe?!

Foto: A. Kennedy/ ESPN

Çka bëri sot Kobe?!


15 April, 2016 @8:30

14 prill, L. A., SHBA -  Një ditë më heret përfundoi karrierën. Iu adresua mediave për herë të fundit, ndërsa kur u pyet nga gazetarët dje,

-E çka tash Kobe? Çka do të bësh nesër?

Ai pa hezituar iu përgjigj: “Do të shkojë në punë.”

Dhe Mamba mbajti fjalën. Sipas raporteve të ESPN ai u zgjua, shkoi në kishë, kreu ushtrimet fizike të mëngjesit dhe në ora 8e30 ishte në zyren e tij, te Kobe Inc.

Të gjithë ata që e njohin mirë Bryantin nuk janë befasuar aspak me veprimet e tij - pa asnjë ditë pushim, përkundër se i dha fund karrierës së bujshme basketbollistike.

Përkundrazi, ata thonë se ai pikërisht për këtë ka qenë në parket, Kobe Bryant. Mamba refuzon të lëshohet në pushim qoftë edhe për një ditë. Ai është punëtor, kaq. Ai nuk ka qejf të ulet dhe të mos bëj asgjë.

Kobe është 37 vjeç. Djalosh aktiv që ka qejf të punojë dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.


 
Të gjitha lajmet nga NBA