Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI F

CSKA, lehtë ndaj Efesit

CSKA, lehtë ndaj Efesit


15 January, 2015 @22:45

Ajo që pritej të ishte derbi i Grupit FEuroleague Abdi Ipekçi Arenën e Stambollit sonte, kaloi lehtë për CSKA Moskën ruse. 

Ekipi rus ka arritur të mposht lehtë Anadolu Efesin, që deri më sonte nuk kishte humbje në Grupin F, bashkë me CSKA-në. 

Efesi i Dusan Ivkovicit, ia nisi ndeshjes mirë dhe kjo ishte e tëra nga bardhekaltërit. Që nga çereku i dytë, CSKA-ja kontrolli lojën për të shënuar fitore komode në fund, 69-78. 

Nando De Colo me 22 pikë e 7 kërcime si dhe Aaron Jackson me 21 pikë e 4 asistime kanë qenë kryesorët te CSKA-ja e Dimitris Itoudisit që çoi bilancin në 3-0 tani. 

E te vendasit, nuk mjaftuan 17 pikët e 7 kërcimet e Stratos Perperoglout e as 14 pikëshi i Dario Saricit, për të përjetuar humbjen e parë në Grupin F, për bilancin 2-1. 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague