EDO KAPITENI

BOROZANI/Erdis Driza/ Arkiv
Mungoi agresiviteti në mbrojtje
15 January, 2015 @19:18
Kapiteni legjendar i ekipit kampion të Kosovës, Edmond Azemi, ka vlerësuar se mbrojtja jo e mirë ka qenë shkaktar i humbjes në Rumani mbrëmë.
“Nuk luajtëm mirë në mbrojtje dhe ata morrën shumë kërcime. Nuk ishim sa duhet agresiv në mbrojtje, që është çelës i suksesit tonë dhe nuk ishim plotësisht të gatshëm për këtë takim. Kemi trajner të ri, lojtarë të ri dhe kemi qenë bashkë për vetëm dy ditë. Me kohë do të përmirësohemi,” është cituar të ketë thënë Edoja për faqen zyrtare të ligës ballkanike.
Sigal Prishtina u mposht për herë të tretë këtë stinor në BIBL dhe në ndeshjen e radhës pret liderin dhe ekipin e vetëm të pamposhtur të këtij stinori, Kozuvin, në Palltin e Rinisë dhe të Sporteve.
Sigal Prishtina ditë më parë zyrtarizoi përforcimet e reja në skuadër, derisa pak para Vitit të Ri kishte zyrtarizuar trajnerin maqedon, Ilievski, që zëvendësoi Sabit Hadzicin e Bosnjës.