CRAIOVA

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Dëshpëroi edhe Prishtina
14 January, 2015 @20:39
Kampionja e Kosovës, Sigal Prishtina, është mposhtur thellë në Rumani sonte nga Craiova. Me këtë dy ekipet tona përfundojnë me humbje xhiron në BIBL.
Vetëm fillimi i mirë
Prishtina vetëm çerekun e parë ia nisi mirë dhe e përfundoi me epërsi, derisa në të gjitha pjesët në vazhdim të ndeshjes ishte në disavantazh, që duke u thelluar kaloi në 19 pikë në fund.
Dyshja serbe, Djordje Micic dhe Marko Boltic, kanë shënuar nga 19 pikë për ekipin rumun për të regjistruar fitoren e dytë për ekipin e tyre në Grupin B.
Te bardhekaltërit, qendra boshnjake Edin Bavcic ka qenë pika më e ndritshme e skuadrës, që përfundoi ndeshjen me double-double prej 20 pikëve dhe 12 kërcimeve, derisa Dardan Berisha u ndalë në 16 pikë nga mbrojtja e Craiovas.
Përforcimet
Nga përforcimet e fundit, Nate Bowie, për 10 minuta sa qëndroi në parket shënoi 5 pikë, derisa Nikola Vucurovic me përvojën e tij tregoi se është lojtar që i duhet ekipit, duke shënuar 12 pikë, 4 asistime dhe rrëmbyer 3 topa nën kosh.
Me këtë, trajneri i ri i Prishtinës, Marjan Ilievski nisi me humbje aventurën e tij te ekipi kampion i Kosovës, derisa përforcimi tjetër i ekipit tonë, Julius Coles, nuk kishte të drejtë loje, pasi që iu vonua leja nga ish klubi i tij.
Xhiroja e ardhshme edhe më e vështirë
Disfata e tretë e Prishtinës ishte e rëndë shikuar edhe nga pikët e pranuara të ekipit të Ilievskit, derisa Craiova ka fituar motiv shtesë për tu ngritur edhe më në tabelë.
Sigal Prishtina në ndeshjen e radhës pret Kozuvin e Gjevgjelisë, në një takim të vështirë, pasi që ekipi maqedonas është i vetmi pa humbje këtë stinor në BIBL.
Statistikat individuale te Craiova
1 | Djordje Micic | 19 pikë | 4 kërcime | 6 asistime |
2 | Marko Boltic | 19 pikë | 7 kërcime | 1 asistime |
3 | Milivoje Bozovic | 14 pikë | 12 kërcime | 3 asistime |
4 | Szabolcz Santa | 12 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
5 | Catalin Petrisor | 11 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
6 | Travis Bureau | 9 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
7 | Radomir Marojevic | 8 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
8 | Ivan Bosnjak | 7 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
9 | Marius Ciotlaus | 2 pikë | 1 top i vjedhur | 1 top i humbur |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Edin Bavcic | 20 pikë | 12 kërcime | 3 bllokada |
2 | Dardan Berisha | 16 pikë | 1 kërcim | 6 asistime |
3 | Edmond Azemi | 15 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
4 | Nikola Vucurovic | 12 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
5 | Jordan Hulls | 8 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
6 | Blerim Mazreku | 6 pikë | 2 kërcime | 1 top i humbur |
7 | Nate Bowie | 5 pikë | ||
8 | Leonard Mekaj | 0 pikë | 1 top i vjedhur | 2 asistime |