MEDIA

Me krejt fuqinë, për Prishtinën
14 January, 2015 @8:44
Basketbollisti i ri i Sigal Prishtinës, Nate Bowie, që erdhi te ekipi kampion i Kosovës, nga liga elite e basketbollit grek, ka thënë se do të bëj gjithçka që ekipi i tij i ri t’i arrijë synimet.
Një një intervistë të tij me Eurobasket.com, tani më ish lojtari i Trikallas nga Greqia ka thënë se tifozët mund të presin nga ai një lojtar që lë zemrën në fushë të lojës.
“Tifozët mund të presin një lojtar që lë zemrën në fushë. Ndërsa unë do të bëj gjithçka me fuqinë time, ashtu që ekipi t’i arrijë synimet e tij,” ka shtuar ndër të tjera Bowie 28 vjeç.
Bowie është vetëm njëri nga disa përforcimet e Sigal Prishtinës gjatë afatit kalimtar të janarit, derisa ekipi bardhekaltër sonte i rikthehet Balkan League-së ku luan ndaj Craiovas në Rumani.