FERIZAJ

Kastrioti merr qendrën boshnjake
12 January, 2015 @18:57
Skuadra e fundit në renditjen tabelare të Superligës, Kastrioti, ka arritur të sigurojë shërbimet e qendrës boshnjake Aldin Klinac për pjesën e mbetur të kampionatit.
Ekipi nga Ferizaji që morri Jeton Nixhën trajner gjatë miniafatit kalimtar, tashmë ka regjistruar në Federatë basketbollistin Klinac, që më parë ka luajtur për Ibrin e Rozhajës.
Klinac 24 vjeç ka luajtur në disa ekipe boshnjake si: Çelik, Slavija, Bosna Royal, derisa së fundi kishte luajtur për ekipin malazias Ibar.