NEW YORK KNICKS

REUTERS
Diçka s’po funksionon
11 January, 2015 @1:47
Gjendja e New York Knicksit, po keqësohet ditë më ditë.
Derek Fisher, nuk po arrin që ta këndellë skuadrën, që e kapi një seri të keqe me 15-të humbje rresht.
Kësaj radhe u dorëzuan kundër Charlotte Hornets, duke u mposhtur bindshëm me rezultat 110-82 në shtëpinë e tyre Madison Square Garden.
Tek mysafirët, përsëri ishte në skenë Kemba Walker, i cili është në formë të mirë. Kundër Knicksit luajti me 28 pikë e 7 kërcime.
Ndërsa në anën tjetër, në mungesë të yllit Carmelo Anthony, u dallua Quincy Acy me 18 pikë, por ishin të pamjaftueshëm, për ta ndalur serinë e zezë të humbjeve te New Yorku.
Kjo ishte humbja e 15-të me radhë dhe e 35-ta në përgjithësi për New York Knicksin, derisa arritën vetëm pesë herë të fitojnë në këtë stinor dhe gjenden në fund të tabelës në Konferencën Lindore.