GRUPI E

Huertas udhëheq Barçën drejt fitores
9 January, 2015 @23:57
Barcelona ka arritur të shënojë fitoren e parë në fazën e dytë grupore të Euroleague sonte.
Katalonasit kanë mposhtur në Palau Blaugrana grekët e Panathinaikosit me rezultat të ngushë 80-76, në një spektakël basketbolli.
Ndeshja ishte tërësisht e barabartë gjatë pjesës së parë, mirëpo me fillimin e pjesës së dytë, e udhëhequr nga Marcelinho Huertas, Barcelona ka arritur që të merr një epërsi të lehtë për të arritur edhe fitoren në fund.
Huertas ka luajtur me 22 pikë e 5 asistime në fitoren e Barcelonës, derisa Justin Doellman regjistroi edhe 12 pikë të tjera në fitoren e ekipit katalonas.
Te ekipi grek më i dalluar ishte DeMarcus Nelson, që shënoi 16 pikë, derisa Dimitris Diamantidis u ndalë në 8 pikë.
Barcelona ka bilanc 1-1 pas dy xhirove në Grupin E, derisa Panathinaikos ka gjithashtu bilanc të njejtë.
Lider i këtij grupi është Real Madrid me 2 fitore nga 2 ndeshje.
Video
Barcelona-Panathinaikos