KARAGAÇ

Petkovic, përforcim i ri te Peja
9 January, 2015 @10:23
Kroati 26 vjeçar, Luka Petkovic, është përforcimi i fundit i Pejës, ka njfotuar vetë klubi disa minuta më parë.
Verdhezinjtë kanë arritur marrëveshje me fundorin kroat, që pritet t’i ndihmojë atyre gjatë pjesës pranverore të stinorit si në Superligë ashtu edhe në BIBL.
Pektovic së fundi ka luajtur për ekipin sllovak Handlova, derisa më parë ka bërë karrierë edhe në ekipe si Tajfun në Slloveni e Afra Fars në Iran, ndërsa në vend të tij ka luajtur për Dubrovnikun, Sibenikun dhe Slavonski Brodin.
Në nëntë ndeshje të zhvilluara në pjesë të parë të stinorit me Handlovan, Pektovic ka pasur mesatare prej 20 minutash lojë, derisa ka regjistruar shifrat mesatare si vijon: 5.7 pikë për ndeshje, 2 asistime për ndeshje dhe 2.7 kërimce për ndeshje.
Petkovic është përforcimi i parë i huaj i Pejës në afatin kalimtar dimëror, derisa më parë ekipi kishte zyrtarizuar kalimin e alo-qendrës prishtinase, Fisnik Rugova.
Video
Luka Petkovic në akcion