Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE: NATE BOWIE

Bowie sjell përvojë në Prishtinë

Bowie sjell përvojë në Prishtinë


8 January, 2015 @19:42

Sigal Prishtina mbrëmë njoftoi edhe për përforcimin e dytë të saj në afatin kalimtar dimëror.  Borozani.com

Fundori Nate Bowie vjen nga Trikalla e Greqisë, me të cilët shkëputi marrëveshjen në dhjetor. Në elitën greke, ai ka arritur që në dhjetë ndeshje të ketë mesatare prej 10.2 pikëve për ndeshje, 2.2 kërcimeve si dhe 6 asistime. 

Në një intervistë të shkurtër me Borozani.com ai tregoi arsyet e ardhjes në Prishtinë dhe pritjet e tij te kampionja aktuale e Kosovës. 

Borozani: E latë ligën greke për atë kosovare. Pse? 

Bowie: E lashë Greqinë sepse nuk isha i kënaqur me situatën aktuale në klub. Më pëlqeu Greqia dhe njerëzit, sikurse edhe liga, mirëpo besoj gjithmonë se kur puna në një vend, nuk ta jep kënaqësinë atëherë nuk ka arsye të qëndrosh më. Prandaj, edhepse me shifra gjithçka shkonte mirë, nuk isha i lumtur për disa arsye. Sigal Prishtina në anën tjetër ka histori në fitore të shumta dhe mendoj se është rast i mirë për mua të luaj edhe në gara ndërkombëtare siç është Balkan League. 

Borozani: Kishit dëgjuar më parë për ligën e Kosovës? 

Bowie: Po. Kam pasur disa shokë të mirë që kanë luajtur në Kosovë më parë. 

Borozani: Çka mund t’i sjell një lojtar si ti, ekipit? 

Bowie: Së pari mund të sjellë përvojë dhe disa gjëra që ekipi i kërkon nga unë. Nëse ekipi kërkon që të shënojë më shumë, jam në gjendje ta bëj këtë, ose për shembull nëse ata dëshirojnë që të pasojë topin më shumë, edhe këtë mund ta bëj pa problem, për të cilën jam i dëshmuar. Thjesht, do të bëj çkado që trajneri kërkon apo më mirë të them cilido që është ekuacioni i fitores, kjo është e rëndësishmja. 

Borozani: Për ekipin e ri, tifozët e saj dhe motoja juaj… 

Bowie: Besoj se nëse një derë e ke të mbyllur, ajo është mbyllur sepse nuk ka qenë e krijuar për ta hapur ti. Jam i lumtur që kam rastin të luaj në njërin ndër ekipet europiane me tifozë shumë të njohur dhe ekip të njohur. Dua që ta ndihmojë ekipin sa më shpejt të jetë e mundur.

Bowie që ka dalë nga kolegji i Arkansasit në SHBA, ka bërë përvojë në shumë vende europiane. Ai ka luajtur në Maliye (Turqi), Kryvbas (Ukrainë), Rustavi (Gjerorgji) si dhe në ekipe të Portugalisë, Sllovenisë dhe ligës së dytë spanjolle. 

Bowie është përzgjedhur lojtari më i mirë i ligës gjeorgjiane vite më parë, derisa ka bërë pjesë në ekipin më të mirë të vitit në Portugali. 

Basketbollisti 28 vjeç është përforcimi i dytë i Sigal Prishtinës në afatin kalimtar dimëror, pas Desmon Farmerit. 

Sigal Prishtina këtë stinor përveç trofeve në vend, dëshiron që të fitojë edhe ligën ballkanike. 


SNAJPERISTI

1000 treshe nga Curry

NBA

1000 treshe nga Curry

08/01/15 @ 12:23

NATE BOWIE

Asistuesi më i mirë i ligës greke, në Prishtinë

FBK Superliga/Balkan League/Transfere

Asistuesi më i mirë i ligës greke, në Prishtinë

07/01/15 @ 20:24

KNICKS

Reggie Jackson kërkohet nga NYK

NBA/Transfere

Reggie Jackson kërkohet nga NYK

07/01/15 @ 17:12

DETROIT

Pistonat s’po ndalen

NBA

Pistonat s’po ndalen

07/01/15 @ 16:48

EKSKLUZIVE: CHRIS DIAL

Kosova, ka basketbollistë!

FBK Superliga/International/Intervista

Kosova, ka basketbollistë!

06/01/15 @ 15:01

#7

Nowitzki ngritet edhe një shkallë

NBA

Nowitzki ngritet edhe një shkallë

06/01/15 @ 13:35

MUHAMED HASANI

Muki kthehet te Bashkimi

FBK Superliga/Transfere

Muki kthehet te Bashkimi

05/01/15 @ 19:48

EKSKLUZIVE: VISAR XHEMAJLI

Nixha, plotëson pozitën kyqe

FBK Superliga/Intervista

Nixha, plotëson pozitën kyqe

05/01/15 @ 18:22

RIKTHEHET PAS 5 VITESH NË PRIZREN

Bashkimi siguron shërbimet e Samir Zekiqit

FBK Superliga/Transfere

Bashkimi siguron shërbimet e Samir Zekiqit

10/08/23 @ 13:51

MITROVICASIT ME MUNDËSI TË MIRA

KB Trepça me short jo të vështirë në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

KB Trepça me short jo të vështirë në FIBA Europe Cup

10/08/23 @ 13:17

PRE-QUALIFIERS MUNDOBASKET 2027

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

10/08/23 @ 08:35

KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN 2027

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

FBK Superliga/Përfaqësuesja

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

08/08/23 @ 11:47

BOTËRORI 2027

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

07/08/23 @ 14:02

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

05/08/23 @ 23:42

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga