#7

nba.com
Nowitzki ngritet edhe një shkallë
6 January, 2015 @13:35
Dirk Nowitzki përsëri tregoi klasin, se çfarë ylli është për ligën e NBA-së.
Gjermani, në ndeshjen kundër Brooklyn Nets, gjatë vazhdimeve, në sekondat vendimtare, shutoi nga vija e treshit për ta vulosur fitoren e Dallasit, por edhe për t’a kaluar në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-së, Moses Malonen.
Nowitzki u vendos në pozitën e shtatë në këtë listë me 27.412 pikë të shënuara.
Ndërsa Dallas Mavericks, me fitoren ndaj Brooklynit e regjistroi fitoren e 26-të dhe me 10 humbje gjenden në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore.
Video
Dirk Nowitzki
KOSHASHËNUESIT LEGJENDAR:
1 | Kareem Abdul-Jabbar | 38,387 | pikë | |
2 | Karl Malone | 36,928 | pikë | |
3 | Kobe Bryant | 32,433 | pikë | |
4 | Michael Jordan | 32,292 | pikë | |
5 | Wilt Chamberlain | 31,419 | pikë | |
6 | Shaquille O'Neal | 28,596 | pikë | |
7 | DIRK NOWITZKI | 27,412 | pikë | |
8 | Moses Malone | 27,409 | pikë | |
9 | Elvin Hayes | 27,313 | pikë | |
10 | Hakeem Olajuwon | 26,946 | pikë |