NATE BOWIE

Foto: Trikalla
Asistuesi më i mirë i ligës greke, në Prishtinë
7 January, 2015 @20:24
Fundori amerikan, Nate Bowie, është basketbollisti më i ri i Sigal Prishtinës, ka bërë të ditur pak më parë vetë skuadra prishtinase përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të saj në Facebook. Borozani.com
Bowie, i lindur në vitin 1986 është një basketbollist me përvojë të madhe në Europë, derisa së fundi ka luajtur për ekipin grek, Trikalla.
Ai aktualisht ka lënë ligën elite greke për të ardhur në Kosovë, derisa në listë të asistuesve të Greqisë është para yjeve si Vassilis Spanoulis dhe Dimitris Diamantidis, me mesatare prej 6 asistimeve për ndeshje.
Bowie, është përforcimi i dytë i Sigal Prishtinës pas Desmon Farmerit që kreu stërvitjen e parë me ekipin e tij të ri sot në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.