S'KTHEHET

Foto: KB Vëllaznimi
Hodzic nënshkruan me Çelikun
8 January, 2015 @20:25
Basketbollisti boshnjak, Dino Hodzic, që bëri bujë te Vëllaznimi në stinorin vjeshtor të Superligës - nuk do të kthehet në Gjakovë. Borozani.com
Atë sot e ka zyrtarizuar si basketbollist të ri ekipi i vendlindjes së tij nga Bosnja, Çeliku i Zenicës.
Duke e përshkruar si përforcim me disa bashkëlojtarë të tjerë të ri të ekipit, Çeliku po kërkon fitoren e parë të vitit 2015 me Hodzicin në ekip.
Hodzic ka qenë njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Vëllaznimit në pjesën vjeshtore të stinorit, derisa është dalluar me efikasitet të lartë.