RIVALI I PRISHTINËS

Radomir Marojevic (majtas)
Ish basketbollisti i Pejës, te Craiova
9 January, 2015 @15:35
Qendra malaziase që erdhi në fillim të stinorit në Pejë, Radomir Marojevic, është njëri ndër përforcimet e reja të skuadrës rumune që bën gara në Balkan League, Craiova.
Marojevic që kishte mesatare prej 9.3 pikëve dhe 2.3 kërcimeve për ndeshje, në katër takimet e luajtura në BIBL për Pejën, do të jetë pjesë e ekipit rumun me të cilët në xhiron që vjen takohet Sigal Prishtina.
Përveç Marojevicit, Craiova ka paraqitur për regjistrim edhe Djordje Micicin, derisa ka liruar 4 basketbollistë: Nikola Vucurovic, Zoran Kristanovic, Nikola Otovic dhe Uros Velickovic.
Ndërsa Micic është ish lojtar i Levskit dhe personalisht, ai është kampion aktual i BIBL, pasi që kishte fituar me ekipin e tij trofeun në Final Fourin e organizuar në Prishtinë.
Sigal Prishtina kishte mposhtur në Prishtinë këtë skuadër gjatë pjesës së kaluar të këtij stinori.
Ndeshjet e radhës dhe tabelat në BIBL