Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLDEN STATE WARRIORS

Dominim në Lindje

nba.com

Dominim në Lindje


10 January, 2015 @12:22

Skuadrat nga Konferenca Lindore, në këtë stinor, ende nuk arritën t’i bëjnë ballë Golden State Warriorsit.

Luftëtarët e trajnerit Steve Ker, në 12 ndeshjet e zhvilluara me ekipet nga lindja, nuk pësuan asnjëherë, derisa viktima e radhës ishte Cleveland Cavaliers që nuk po tregon performancë të mirë në mungesë të LeBron Jamesit.

Golden State e mposhti kundërshtarin me rezultat 112-94. 

Dyshja fantastike tek ekipi vendas përsëri ishte në skenë. Klay Thompson luajti me 24 pikë, derisa partneri i tij Stephen Curry, i ndihmoi me 23 pikë e 10 asistime.

Në anën tjetër transferi i ri i Clevelandit, J.R. Smith, ishte koshashënuesi më i mirë me 27 pikë, por nuk mjaftuan për t’i befasuar luftëtarët.

Kjo ishte fitorja e gjashtë me radhë dhe e 29-ta në përgjithësi për Golden State Warriors, të cilët me 5 humbje, gjenden në krye të Konferencës Perëndimore, njëkohesisht në tërë NBA.


Video

Golden State-Cleveland



 
Të gjitha lajmet nga NBA