AFATI KALIMTAR
BOROZANI
5 përforcime te Vëllaznimi
12 January, 2015 @18:47
Skuadra e Vëllaznimit ka regjistruar pesë basketbollistë të rinjë në skuadër si përforcime për afatin kalimtar dimëror, ka bërë të ditur sot Federata e Basketbollit të Kosovës.
Gjakovarët kanë arritur marrëveshje me dy basketbollistë të Bashkimit, Spencer Dixon dhe Ujkan Karanezi si dhe me dy të Besës, Sami Hajzeraj dhe Blendi Matoshi, derisa gjithashtu kanë regjistruar edhe përforcimin nigerian, Sani Ibrahim Abu duke çregjistruar Matteo Juricicin nga skuadra.
Gjakovarët kishin kaluar pjesën vjeshtore me bilanc prej 5 fitoreve dhe 9 disfatave, derisa tani gjatë pranverës kanë ndërruar gati gjysmën e lojtarëve të ekipit.
Vëllaznimit më parë iu largua edhe trajneri që i udhëhoqi në pjesën e parë të stinorit, Jeton Nixha.