PANDALSHËM

Sigal Prishtina me 2 përforcime
12 January, 2015 @18:09
Sigal Prishtina ka bërë të ditur sot brenda dy orëve dy përforcimet e huaja të radhës.
Drejtuesit e ekipit kampion të Kosovës kanë arritur marrëveshje me malaziasin me përvojë, Nikola Vucurovic si dhe me amerikanin, Julius Coles.
Përvoja e Vucurovicit
Vucurovic është basketbollistë me përvojë të madhe dhe veçanërisht nga liga ballkanike dhe ajo e Adriatikut.
Malaziasi ka luajtur për MZT-në e Shkupit, pastaj Feni Industries dhe Teodon e Craiovan para se të arrijë në kryeqytetin tonë. Mesatarja e tij për këtë stinor ka qenë 12.7 pikë për ndeshje, 1.5 asistime dhe 5.2 kërcime për ndeshje.
Bile, sipas njoftimit të ekipit të Prishtinës në faqen zyrtare në Facebook, Vucurovic 34 vjeç pritet të debutojë kundër ish ekipit të tij me Prishtinën javën që vjen.
Shpejtësia e Colesit
Në anën tjetër, amerikani Coles është një basketbollist i shpejtë dhe ka përvojë gjithashtu në garat europiane. Ai pas karrierës në Bundesligë ka qenë basketbollist i Lirisë së Shkupit me të cilët ka luajtur në finale të Kupës së Maqedonisë, derisa ka pasur mesatare prej 10.4 pikëve, 1.9 asistimi dhe 3.4 kërcime prë ndeshje.
Së fundi, Coles luajti në Maroko me ekipin IRT Tanger, ka bërë të ditur faqja e Prishtinës, që gjithashtu pritet të debutojë në BIBL në ndeshjet e kësaj jave kur edhe rifillin kampionati pas pushimit dimëror.
Ekipi gati
Me këto përforcime Sigal Prishtina ka vënë tërë koncentrimin në fitoren e trofeut të parë ndërkombëtar në basketbollin kosovar - atë të ligës ballkanike.
Ekipi që do të udhëhiqet nga Marjan Ilievski më parë ka përforcuar ekipin edhe me 2 amerikanë tjerë: Desmon Farmer dhe Nate Bowie.
Sigal Prishtina bën pjesë në Grupin B të Balkan League dhe aktualisht është në vendin e dytë të klasifikimit pas Kozuvit të Maqedonisë.
Të mërkurën, bardhekaltërit luajnë ndaj Craiovas.