PEJË

BOROZANI/Arian Paçarizi/Arkiv
Besa kompletohet me Carcamon
12 January, 2015 @21:01
Besa e Pejës ka kryer përforcimet brenda afatit kalimtar të janarit, duke marrë së fundi edhe amerikanin, Alex Carcamo.
Me Carcamon, që ka ardhur nga Kili, si alo, Besa tashmë ka ngritur numrin e përforcimeve në 5 gjatë mini afatit dimëror.
Joshua Mason, Elvan Iljazi, Mustafë Merovci, i riu Valon Bunjaku dhe i lartpërmenduri kompletojnë skuadrën pejane, që pritet ti shkaktojë telashe ekipeve në pjesën e mbetur të stinorit, pse jo edhe të befasojë ndonjërën nga ato të pjesës së epërme të tabelës.
Besa ka përfunduar pjesën e parë të stinorit të Superligës me bilanc prej 3 fitoreve dhe 11 humbjeve.
Stinorin e kaluar ekipi pejan kishte debutuar në Superligë, duke arritur mbijetesën, ndërsa kishte befasuar në Kupë duke arritur për herë të parë Final Fourin e Kupës së Republikës së Kosovës.