MITROVICË

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Azemi, rikthehet te Trepça
12 January, 2015 @21:15
Alo qendra e deritashme e Vëllaznimit, Besnik Azemi, është rikthyer në Mitrovicë, te ish ekipi i tij, me të cilin është shpallë kampion, tre stinorë më parë.
Azemi, është përforcimi i vetëm i regjistruar nga Trepça gjatë mini afatit kalimtar dimëror në Federatën e Basketbollit të Kosovës, derisa mitrovicasit kanë mbetur aktualisht ekipi i vetëm në Superligë pa asnjë të huaj.
Trepça do të mund të përforcohet në ndërkohë me të huaj, por për shtimet e lojtarëve në ekip jashtë afatit kalimtar pagohet tarifë shtesë në FBK - që do t’i mund t’i kushtonte gjelbër-e-zinjve me një rrogë të një basketbollisti.