Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRO-HOU

Përleshje në New York

nba.com

Përleshje në New York


13 January, 2015 @10:54

Që nga fillimi i ndeshjes, kishte tension të lartë ndërmjet Kevin Garnettit dhe Dwight Howardit.

Howard në një akcion, kërkonte të vendosej në sulm, por u faulua nga KG, i cili gjuajti me top dhe goditi me kokë ‘supermenin’ Dwight Howard.

Pas këtij tensioni, referët e përjashtuan Kevin Garnettin, i cili luajti vetëm 4 minuta, derisa Howardi u dënua vetëm me gabim teknik.

Megjithatë, ndeshja vazhdoi, e raketa e Houstonit, arriti ta mposht Brooklyn Netsin me rezultat 113-99, ku shkëlqeu James Harden me 30 pikë e 6 asistime.

Në anën tjetër, u dallua Mason Plumlee me 24 pikë e 10 kërcime por nuk mjaftuan për Brooklynin.

Kjo ishte firotja e katërt me radhë e Hostonit dhe e 27-ta në përgjithësi, derisa i kanë 11 humbje dhe gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore.


Video

Dwight Howard- Kevin Garnett



 
Të gjitha lajmet nga NBA