PREJ BASHKIMIT TE VËLLAZNIMI
Dixon falenderon tifozët dhe ish ekipin
12 January, 2015 @21:28
Fundori i deritashëm i Bashkimit të Prizrenit, Spencer Dixon, pasi që ka arritur marrëveshje me Vëllaznimin në gjysmëstinor, ka falenderuar tifozët dhe ekipin e tij të deritashëm.
Përmes një postimi një Facebook, Dixon, i ka falenderuar veçanërisht tifozët si dhe menaxhmentin e ekipit të Bashkimit, duke bërë të ditur që vendimi i trajnerit ka qenë mosvazhdimi i tij me ekipin e portokalltë.
“Jam i emocinuar dhe mezi pres nismën e pjesës së dytë të stinorit me ekipin tim të ri,” ka shkruar në fund Dixon, amerikani 182 centimetra i gjatë, që tashmë do të vesh fanellën kuqezi të Vëllaznimit.