TIMBERWOLVES

Foto: NBA
Mo Williams, me rekord stinori e karriere
14 January, 2015 @9:09
Basketbollisti 25 vjeç i Minnesota Timberwolves, Mo Williams, ka shënuar rekord pikët e karrierës së tij mbrëmë për t’ia sjellë ekipit të tij fitoren e parë pas serisë prej 15 ndeshjeve disfata në NBA.
Williams, bëri atë që nuk arritën asnjëri nga superyjet e NBA-së, Lebron James, Kobe Bryant, Kevin Durant, etj. duke shënuar 52 pikë në fitoren e ekipit të tij ndaj Indiana Pacersit 110-101, ku Mo shënoi gati gjysmën e pikëve të ekipit të tij.
“Mo ka qenë i pabesueshëm sonte,” ka thënë Flip Saunders, trajner i Minnesotas pas ndeshjes.
“Jam 17 vjet në NBA dhe kam parë plotë djem që kanë pasur ndeshja të nxehta si kjo, por asnjëri nuk ka arritur temperaturën e lojës si e arriti Mo sonte. Ai thjesht bëri gjithçka.”
Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e parë e Minnesotas që nga 10 dhjetori i vitit të shkuar, kur patën mposhtur Portlandin.
Në fund, ujqit e shënuan fitoren e gjashtë të stinorit dhe tashmë kanë bilanc prej 6 fitoresh e 31 humbjesh, derisa Indiana ka bilanc 15-25 pas 40 xhirove të zhvilluara në NBA.