Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TIVAT

Peja nis me humbje vitin

BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv

Peja nis me humbje vitin


14 January, 2015 @19:35

Viti i Ri nuk nisi mirë për Pejën në Balkan League. Ekipi i trajnerit Boris Kurtovic u mposht sonte në Tivat të Malit të Zi nga Teodoja me rezultat 78-71 në fund. 

Përkundër se pejanët nisën shumë mirë ndeshjen, ata në vazhdim nuk arritën t’i bëjnë ballë vendasve dhe në fund përjetuan humbjen. 

Vetëm fillimi i mirë

Peja nisi shkëlqyeshëm ndeshjen. Me pikët e Drilon Hajrizit, që u tregua të jetë në formë sonte, verdhezinjtë mbyllën çerekun e parë me epërsi 11 pikëshe, 14-25. 

Mirëpo, çereku i dytë solli një mbrojtje të fortë të vendasve, që iu revanshua Pejës dhe Teodo përmbylli pjesën e parë me 1 pikë epërsi. 

Derisa çereku i tretë përgjithësisht ishte i kujdesshëm dhe i barabartë, Teodoja ngriti epërsinë e përgjithshme në plus 3 pikë, para 10 minutëshit të fundit. 

E në fund, epërisa edhe pak u shtua derisa  lojtari kryesor i Pejës, Samir Shaptahovic përfundoi ndeshjen pa pikë të shënuar në 35 minutat e kaluara në parket. 

Banka e Teodos vendosi

Serbi Danilo Subalic dhe malaziasi Aleksandar Radulovic kanë qenë basketbollistët më efikas të Teodos, të cilët nuk bënin pjesë në pesëshen e parë të ekipit. 

Subalic përfundoi ndeshjen me 19 pikë të shënuara dhe 5 kërcime, derisa Radulovic me 16 pikë e 5 kërcime, për t’ia dhënë Teodos fitoren e dytë të stinorit në BIBL

Te Peja, më i dalluari sonte ishte Drilon Hajrizi. Mitrovicasi shënoi 23 pikë dhe regjistroi 3 kërcime, derisa atij në ndihmë i doli edhe përforcimi Luka Petkovic me 15 pikë të shënuara. 

Mirëpo, te Peja sonte nuk arriti më shumë Samir Shaptahovic, që përjetoi njërën ndër ndeshjet për tu harruar, pasi që nuk shënoi asnjë pikë gjatë 35 minutave të kaluara në fushë. 

Ndihma nga banka ka qenë minimale sonte te verdhezinjtë, ku erdhën vetëm 8 pikë, 6 nga Fisnik Rugova që debutoi për pejanët dhe 2 nga Gerti Shima

Lider ende, por në rrezik

Derisa Teodo shënoi fitoren e dytë dhe kërkon këndelljen në ndeshjet e mbetura, Peja vazhdon të mbetet lidere e Grupit A me një pikë më shumë dhe një ndeshje më shumë se Kumanova, që është e dyta. 

Rezultatet aktuale dhe TABELA



Statistikat individuale te Teodo

1 Danilo Subalic 19 pikë 5 kërcime 1 top i humbur
2 Aleksandar Radulovic 16 pikë 5 kërcime 1 asistim
3 Marko Mijovic 13 pikë 6 kërcime 6 asistime
4 Vrbica Masan 12 pikë 2 kërcime 5 asistime
5 Aaron Mitchell 9 pikë 12 kërcime 2 asistime
6 Srdjan Subotic 7 pikë 2 kërcime 2 asistime
7 Manuel Johnson 2 pikë 4 kërcime 1 bllokadë
8 Vladan Jocovic 0 pikë 3 kërcime 2 topa të vjedhur


Statistikat individuale te Peja

1 Drilon Hajrizi 23 pikë 3 kërcime 1 top i vjedhur
2 Luka Petkovic 15 pikë 5 kërcime 5 asistime
3 Jozo Brkic 13 pikë 7 kërcime 1 asistim
4 Alban Veseli 12 pikë 7 kërcime 2 asistime
5 Fisnik Rugova 6 pikë 4 kërcime 1 top i humbur
6 Gerti Shima 2 pikë 5 kërcime 1 top i humbur
7 Samir Shaptahovic 0 pikë 5 kërcime 3 asistime
8 Rron Grapci 0 pikë 2 kërcime

KEN BROWN

Ish ylli i Trepçës, shkëlqen në Poloni

FBK Superliga/International

Ish ylli i Trepçës, shkëlqen në Poloni

14/01/15 @ 10:01

SUNS MPOSHT CAVSAT

Nuk ndihmon as James

NBA

Nuk ndihmon as James

14/01/15 @ 09:42

TIMBERWOLVES

Mo Williams, me rekord stinori e karriere

NBA

Mo Williams, me rekord stinori e karriere

14/01/15 @ 09:09

MEDIA

Me krejt fuqinë, për Prishtinën

FBK Superliga/Balkan League

Me krejt fuqinë, për Prishtinën

14/01/15 @ 08:44

BRO-HOU

Përleshje në New York

NBA

Përleshje në New York

13/01/15 @ 10:54

LIGA BALLKANIKE

Prishtina e Peja, mysafire në xhiron e radhës të BIBL

Balkan League

Prishtina e Peja, mysafire në xhiron e radhës të BIBL

12/01/15 @ 23:21

PREJ BASHKIMIT TE VËLLAZNIMI

Dixon falenderon tifozët dhe ish ekipin

FBK Superliga/Transfere

Dixon falenderon tifozët dhe ish ekipin

12/01/15 @ 21:28

MITROVICË

Azemi, rikthehet te Trepça

FBK Superliga/Transfere

Azemi, rikthehet te Trepça

12/01/15 @ 21:15

SUSPENDIM I PËRJETSHËM

Gjyqtari nga Kosova përjashtohet përjetësisht nga FIBA

FBK Superliga/Balkan League/International

Gjyqtari nga Kosova përjashtohet përjetësisht nga FIBA

11/06/23 @ 18:37

FINALJA E BIBL

Peja nënkampione e BIBL! Mposhtet në finale nga Hapoel Beer Sheva

Balkan League

Peja nënkampione e BIBL! Mposhtet në finale nga Hapoel Beer Sheva

30/04/23 @ 20:41

PËRFUNDON PJESA E PARË!

Peja në disavanazh në finale pas pjesës së parë

Balkan League

Peja në disavanazh në finale pas pjesës së parë

30/04/23 @ 19:24

TRANSMETIMI ONLINE

LIVE: Finalja e BIBL, Hapoel Beer Sheva - Peja

Balkan League

LIVE: Finalja e BIBL, Hapoel Beer Sheva - Peja

30/04/23 @ 16:10

ME FITORE TË THELLË!

Peja për herë të parë në finale të BIBL

Balkan League

Peja për herë të parë në finale të BIBL

28/04/23 @ 20:01

FINALISTI I PARË

Hapoel Beer Sheva finalisti i parë i BIBL

Balkan League

Hapoel Beer Sheva finalisti i parë i BIBL

28/04/23 @ 19:45

TRANSMETIMI ONLINE

LIVE: Peja - Beroe

Balkan League

LIVE: Peja - Beroe

28/04/23 @ 18:28

FINAL FOUR I BIBL

Të premten, Peja kërkon edhe finalen e BIBL

Balkan League

Të premten, Peja kërkon edhe finalen e BIBL

26/04/23 @ 19:55

DATAT DHE LOKACIONI

BIBL prezanton qytetin organizator të Final Fourit 2022/23

Balkan League

BIBL prezanton qytetin organizator të Final Fourit 2022/23

06/04/23 @ 12:12

TABELA PËRFUNDIMTARE DHE ÇIFTET E PLAYOFFIT

BIBL shfaq tabelën përfundimtare dhe datat e Final Fourit

Balkan League

BIBL shfaq tabelën përfundimtare dhe datat e Final Fourit

02/04/23 @ 03:04


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League