TRAJNERI I CRAIOVËS

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Craiova: Ndalëm Dardanin dhe fituam
15 January, 2015 @19:39
Craiova arriti mbrëmë vetëm fitoren e dytë në BIBL, duke e mposhtur Sigal Prishtinën, për t’i shtuar shpresat për një vend më të mirë në tabelë të Grupit B.
Trajneri serb i këtij ekipi, Andjelko Mandic, ka thën se ndalja e Dardan Berishës, ka qenë njëra ndër arsyet e fitores së ekipit të tij ndaj Prishtinës.
“Kemi luajtur shumë mirë në mbrojtje dhe kemi ndalur koshashënuesin më të mirë të ligës ballkanike, Dardan Berisha,” ka thënë mes tjerash Mandic që shpreson në një pozitë më të mirë me ekipin e tij në Grupin B.
Dardan Berisha është basketbollisti më efikas i tërë Balkan League me mesatare të lartë, prej 27.4 pikëve për ndeshje. Ai mbrëmë u ndalë në 16 pikë ndaj ekipit rumun.