BERLIN
CSKA Moska në finale
13 May, 2016 @19:55
CSKA Moska arriti finalen në Euroleague, duke e mposhtur Lokomotiv Kubanin me rezultat 88-81.
Në duelin e dy skuadrave ruse, CSKA-ja me përvojën shumëvjeçare, e shfrytëzoi këtë, për t’u kualifikuar në finale.
Françezi, Nando De Colo, ishte lojtari i ndeshjes tek Moska, që shkëlqeu me 30 pikë, derisa në anën tjetër u dallua Malcolm Delaney me 26 pikë.
Skuadra e trajnerit grek, Dimitris Itoudis, në finale do të përballet me fituesin nga dueli Fenerbahçe - Laboral Kutxa, që do të luhet në ora 21:00, derisa Lokomotiv Kubani, do të luajë me humbësin nga dueli i përmbendur, për vendin e tretë.