ALL STAR 2021

Curry e Booker, kthehen për ta fituar garën për 3 pikë
3 March, 2021 @12:51
Edhe në garën për 3 pikë në All Starin 2021, u caktuan 6 kandidatë të fuqishëm për ta fituar këtë garë.
Dy ish-fituesit e kesaj gare Stephen Curry (2015) dhe Devin Booker (2018), do të luftojnë përsëri për snajperistin e All Starit 2021.
Përveç Curryt dhe Bookerit, në garë do të jenë edhe Jaylen Brown (Boston Celtics), Zach Lavine (Chicago Bulls), Donovan Mitchell (Utah Jazz) dhe Jayson Tatum (Boston Celtics).
Fituesi i fundit në këtë garë ishte Buddy Hield (Sacramento Kings).
All Stari 2021 fillon nga data 5 mars dhe përfundon më 7 mars.